Home / Lajme / Rajon / Gecaj i përgjigjet ashpër Vuçiqit: Kërkoni drejtësi në shtetin tuaj

Gecaj i përgjigjet ashpër Vuçiqit: Kërkoni drejtësi në shtetin tuaj

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, ka komentuar një deklaratë të kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, ku ka thënë se do të ishte e palogjikshme që Franca si një shtet ligjor të mos vepronte në përputhje me të drejtën. Gecaj i ka thënë Vuçiq se nuk bëhen lojëra dinake bizantine në mes të Europës, “futja e fundëve” në punët e brendshme të shtetit të Kosovës

“Franca si shtet ligjor z. Vuçiq, kishte vepruar plotësisht në përputhje me të drejtën atëherë kur kishte marrë vendim për përkrahjen e veprimeve ushtarake të NATO-s kundër shtetit më kriminal të pas Luftës së Dytë Botërore, pjesë e rëndësishme e të cilit ishit edhe ju vetë”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Më tej thekson se normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë nuk bëhet me lojëra dinake bizantine në mes të Evropës siç është muri në Mitrovicën Veriore, “futja e hundëve” në punët e brendshme të shtetit të Kosovës, siç ishte rasti i fundit me Listën Serbe, por as me mbajtjen në fuqi të urdhërarresteve tashme anakronike.

Lexoni statusin e plotë:

Aleksandar Vuçiq: “Për mua do të ishte e palogjikshme që Franca si një shtet ligjor të mos vepronte në përputhje me të drejtën”.

Franca si shtet ligjor z. Vuçiq, kishte vepruar plotësisht në përputhje me të drejtën atëherë kur kishte marrë vendim për përkrahjen e veprimeve ushtarake të NATO-s kundër shtetit më kriminal të pas-luftës së dyte botërore, pjesë e rëndësishme e të cilit ishit edhe ju vetë. Kërkimi i drejtësisë gjen strehë më së miri mu në Serbi, shtet i cili fatkeqësisht ende udhëhiqet nga ata të cilët përkrahën, planifikuan, por edhe ekzekutuan veprimet më kriminale në kontinentin evropian të pas Luftës së Dytë Botërore.

Normalizimi i marrëdhënieve në mes dy shteteve tona z. Vuçiq nuk bëhet me lojëra dinake bizantine në mes të Evropës siç është muri në Mitrovicën Veriore, “futja e hundëve” në punët e brendshme të shtetit të Kosovës, siç ishte rasti i fundit me Listën Serbe, por as me mbajtjen në fuqi të urdhër-arresteve tashme anakronike. Ky normalizim kërkon një mendësi tjetër, mendësi evropiane, mendësi e cila juve ju ka munguar shumë dhe po ju mungon edhe më shumë, kërkon përkushtim, reflektim dhe sinqeritet, karakteristika këto të cilat qartazi i mungojnë kësaj nomenklature të politikanëve Serb. /GazetaExpress/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *