Home / Lajme / Rajon / Gjyqtari që i çonte sms erotike gruas së divorcuar i shpëton burgut

Gjyqtari që i çonte sms erotike gruas së divorcuar i shpëton burgut

Krimet e Rënda kanë caktuar dy vite burg për Shyqyri Çobon, i cili kërkoi favore seksuale për një vendim gjykate. Dënimi për të konvertohet në 18 muaj shërbim prove. Jo vetëm kaq, por ai për pesë vite nuk mund të mbajë funksione publike.

Gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo, u pezullua nga detyra pasi kërkoi favore seksuale nga një grua që ishte në proces divorci. Ai i ka telefonuar 300 herë dhe i ka dërguar qindra mesazhe gruas së re, duke i kërkuar lidhje intime.

 Prokuroria thotë se gjyqtari i ka telefonuar të paktën 300 herë në harkun kohor të 3 muajve gruas së divorcuar si dhe i ka dërguar një numër të lartë mesazhesh, të cilat nga prokuroria janë konsideruar si kërkesa për favore seksuale.

Gjyqtari ka nisur të kontaktojë me gruan që në seancën e parë të atij procesi, kur i është ofruar kallëzueses që t’i siguronte një avokat, meqë kjo e fundit nuk kishte mundësi financiare.

Për këtë arsye, ata shkëmbyen numrat e telefonit dhe vetëm pak orë më pas, gjyqtari i ka dërguar asaj një mesazh telefonik. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *