Home / Kryesoret / Gjysmëvjetori fillon më 23 Janar

Gjysmëvjetori fillon më 23 Janar

Vazhdim i pushimit dimëror për nxënësit deri më 23 janar, dezinfektim i përditshëm i autobusëve në transportin urban publik, si dhe dezinfektim rrënjësor i shkollave para fillimit të simestrit të dytë shkollor, janë masat e reja, të cilat kanë për qëllim ta zvogëlojnë përhapjen e gripit në vend.

“Kemi pranuar masë që të vazhdohet pushimi dimëror deri më 23 janar, respektivisht simestri i dytë në vend që më 18 janar, siç ishte parashikuar, të fillojë më 23 janar. Kjo masë është më shumë se e nevojshme duke e pasur parasysh tendencën e zvogëlimit të numrit të të sëmurëve nga gripi nga 0 deri në 14 vjeç gjatë pushimit”, tha ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov në konferencën e sotme për shtyp, që e mbajtën së bashku me anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive.

Gjithashtu, shtoi ai, është marrë masë edhe për dezinfektim rrënjësor të përditshëm të autobusëve në qarkullimin urban në Shkup, por edhe në qytetet e tjera ku ka qarkullim të organizuar urban.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *