Home / Kryesoret / Gripi dhe frakturat tejmbushin spitalet
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-10 20:02:22Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Gripi dhe frakturat tejmbushin spitalet

I ftohti polar i shoqëruar me dëborë dhe ngrica ka krijuar kushte të favorshme për përhapjen e  infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes dhe lëndime nga rrëshqitjet, çka ka çuar në vizita të shpeshtuara në spitalet e vendit. Një numër kaq i madh pacientësh nuk mbahet mend dhe spitalet punojnë përtej kapaciteteve hapësinore, sidomos ato që pranojnë pacientë me fraktura të ekstremiteteve.Vetëm në Shkup, së paku 200 qytetarë kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Më shpesh janë ata me fraktura në dorë, ndërsa më shumë ndihmë kanë kërkuar në Klinikën për sëmundje kirurgjike “Shën Naum Ohridski” – informon Zhurnal.

“4 ditët e kaluara janë paraqitur 127 pacientë, 11 janë hospitalizuar, shumica e tyre janë me fraktura në dorë, këmbë ndërsa kemi pasur edhe pacientë të sëmurë të cilët kanë pastruar pa doreza”, deklaroi drejtorja Jasmina Çabukovska.
Ambulantat vazhdojnë të jenë të mbushura e pacientë të ftohur. Për dallim nga ata me grip, ata vazhdojnë me intenzitet më të ulët.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *