Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: BDI-ja e di pse nuk mund të realizohet dygjuhësia

Gruevski: BDI-ja e di pse nuk mund të realizohet dygjuhësia

Ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka thënë se dy gjuhësia në të gjithë territorin nuk mund të realizohet nëse VMRO-DPMNE është kundër.

“BDI-ja e di pse”, ka thënë Gruevski në një intervistë për “Dnevnik”.

 Gruevski ka thënë se shqiptarët kanë nevoja të tjera më specifike që lidhen me standardin e jetesës.

Megjithatë, ai, një ditë para se presidenti Ivanov t’ia japë mandatin, paralajmëron se do të tentojë të formojë Qeverinë, por përkujton BDI-në se as anëtarësia e VMRO-DPMNE-së në vitin 2008 nuk ka dashur koalicion me partinë e Ahmetit, por se ata kanë qenë zgjedhja e tyre, për shkak se prapa tyre kanë qëndruar pjesa më e madhe e votuesve shqiptar. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *