Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski i dëbuar nga parku i qytetit me brohoritje: “Shutka nuk të ikë Nikolla!”
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-20 09:30:37Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Gruevski i dëbuar nga parku i qytetit me brohoritje: “Shutka nuk të ikë Nikolla!”

Lideri i VMRO-DPMNE të enjten në mbrëmje ka vizituar parkun e qytetit ku më pas një grupë aktivistë të rinj kur e kanë parë kanë filluar të bërtasin pas tij, shkruan në Facebook aktivisti Lumi Beqiri, transmeton Zhurnal.

“Ish-Kryeministri dhe lideri aktual i VMRO-DPMNE-së pa asnjë turp dhe ndërgjegje u shfaq në parkun e qytetit, ku disa të rinj po zbaviteshin në borë. I njejti u dëbua me thirjet “Shutka nuk të ikë Nikolla! “Sigurimi i cili e përcjell Nikollën  më pyeti “a nuk është turp kështu kur është me fëmijët”? morën përgjigje të cilën tani haptazi ua them. Nuk është turp assesi. Duhej të i vinte turp kur i tërheqshin zvarrë dhe i rrihnin deputetët në Kuvend ndërsa fëmijët e tyre i shihnin nëpërmjet ekraneve. Turp ishte kur vajza e mitur e liderit të opozitës ishte e seksualizuar  në rrjetet sociale nga pedofilët dhe anëtarët tuaj. Turp ishte kur neve na përgjakën në protesta/ Turp është pas gjithë këtyre të këqiave dhe krimeve ti jepni të drejtë vetes të shëtitni mes qytetarëve sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Më e turpshme është që po mundoheni të mbështeteni te fëmijët kur ua përkujtojmë ku përkisni dhe i keqpërdorni për marketingje të propagandave tuaja. Turp është që njerëz të rinj frikohen kur ju shfaqeni, të përfundojnë si Martin Neshkoski”, ka shkruar Beqiri.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *