Home / Kryesoret / Gruevski mandatari i tretë që nuk arrin të formojë qeveri
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-30 09:04:22Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Gruevski mandatari i tretë që nuk arrin të formojë qeveri

Lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski nuk arriti të formojë qeveri dhe tani pritet që presidenti Gjorge Ivanov t’ia ndajë mandatin dikujt tjetër, transmeton Zhurnal.

A do të jetë ai lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ose ndonjë tjetër përfaqësues nga VMRO-DPMNE, siç  u spekulua ditëve të fundit ku përmendej emri i Nikolla Popovskit, presim të shohim.

Maqedonia në një situatë të ngjashme ishte edhe në vitin 1992 kur lideri i atëhershëm i VMRO-DPMNE-së Ljupço Georgievski nuk arriti të formojë qeveri, dhe presidenti  i atëhershëm, Kiro Gligorov, mandatin ia dha Petar Goshev-it nga radhët e LSDM-së, i cili gjithashtu nuk arriti të formojë qeveri, ku në fund fati ishte në anën e Branko Crvenkovskit nga LSDM i cili kishte sukses në formimin e qeverisë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *