Home / Kryesoret / Gruevski: VMRO-DPMNE nuk do të pajtohet për vazhdimin e mandatit të PSP-së
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-10 12:29:50Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Gruevski: VMRO-DPMNE nuk do të pajtohet për vazhdimin e mandatit të PSP-së

Në intervistën e djeshme për “Dnevnik” lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, gjerësisht foli për mandatin, punën dhe të ardhmen e Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Zhurnal.

Ai duke mos u menduar dy herë tha se VMRO-DPMNE nuk do të pajtohet për vazhdimin e afatit të PSP-së, sepse sipas tij nga aeroplani shihet se prokuroria punon nën sugjerimet e disa ambasadave dhe se dikujt jasht i duhet PSP për vazhdimin e krizës në Maqedoni dhe mbajtjes peng të një partie politike në Maqedoni.

“Patëm bisedime në verën e vitit 2015. Të gjitha 4 partitë bëmë marrveshje dhe nënshkruam dispozitë me të cilën PSP do të ketë 18 muaj për hulumtim dhe të paraqitjes së një aktakuze eventuale nëse siguron fakte kundër dikujt. Ne po respektojmë gjithçka nga ajo marrveshje. Për më tepër fituan dhe 3 muaj e gjysëm më tepër kohë, në periudhën prej 15 shtator dhe 30 dhjetor 2015, kur sqaruan se iu duhet kohë që të ekipohen, të sigurojnë arkë për krijimin e inçizimeve, por kishte qenë e vogël ajo arkë, kërkuan më të madhe, po pamë se iu kishte dashur hapësirë sa për 3 videokaseta dhe justifikime të ngjashme të rreme”, thotë Gruevski

Sipas tij është e qartë se PSP punon nën urdhërat e disa ambasadave dhe se është e qartë se dikujt i duhet PSP për vazhdimin e krizës në Maqedoni.

“Gjithë këtë e them për të shpjeguar se nuk ka nevoja ligjore për vazhdimin e atyre 18 muajve të PSP-së, por ka nevoja politike për faktor të jashtëm me qëllim të realizojnë interesat e tyre” deklaron Gruevski

Gjithashtu lexo

Almira e vogel ka nevoj per ndhim nëna e Almirës ju lutet të gjithëve

Sapo na erdhi ky mesazh në redaksin e mesazheve të Televizionit Koha. Nje nënë kërkon …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *