Home / Lajme / Rajon / Hahn për rastin e “trenit” dhe Nikolic: Të gjithë ata që shikojnë prapa …

Hahn për rastin e “trenit” dhe Nikolic: Të gjithë ata që shikojnë prapa …

Komisioneri Evropian, Johannes Hahn, tha në Bruksel se “nuk duhet të rrezikohet ajo që tashmë është arritur në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

Hahn ka thënë se “duhet të shohim përpara, jo prapa”, raporton agjensia Beta.

Hahn e bëri deklaratën në takimin e ardhshëm të ministrave të jashtëm të BE-së, në pyetjen e gazetarëve lidhur tensionin në të mes Prishtinës dhe Beogradit për të parandaluar trenin nga Serbia për të hyrë në Kosovë dhe deklaratat e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikolic, se do të ishte i gatshëm për të dërguar ushtrinë në Kosovë, nëse do të rrezikohej jeta e serbëve atje.

I pyetur nëse Serbia nëse me këtë Serbia po shikon prapa, Hahn tha: “të gjithë ata që shikojnë prapa, nuk shikojnë ppërpara”.

Në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, temat kryesore janë kriza në Siri dhe në Lindjen e Mesme, por nuk është paraparë asnjë diskutim mbi Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin./GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *