Home / Lajme / Botë / Han: Së shpejti presim qeveri të re, për emrin duhet shumicë parlamentare
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-24 12:49:14Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Han: Së shpejti presim qeveri të re, për emrin duhet shumicë parlamentare

Kemi përparim kur bëhet fjalë për Maqedoninë. Së shpejti presim qeveri, por anëtarësia në Union patjetër të zgjidh nëpërmjet tejkalimit të krizës me emrin. Kjo para Asamblesë parlamentar në këshillin e Evropës në Strazbur e lajmëroi eurokomesari për zgjerim Johanes Han.

Komesari Europian i obliguar për fqinjin evropian dhe për negociatat për zgjerimi, Johanes Han në drejtimin për Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës u drejtua dy herë në situatën në Republikën e Maqedonisë dhe perspektivat e saj evropiane, në përgjigjet deri te parlamentarët e 47 vendeve – anëtare të Këshillit të Europës.

I pyetur direkt nga deputeti britanik Mark Pritçard, nga radhët e grupës së konservatorëve dhe reformave evropiane për atë se a mund të jepë një datë të saktë për anëtarësimin e vendit tonë në EU, Johanes Han u përgjigj:

“Kur bëhet fjalë për IJRM, ne përparojmë me vendos’shmëri. Para dy viteve arritëm marrëveshje me vendin e cila për qëllim ka të mbështes procesin për reforma për t’iu afruar UE. Brenda këtij procesi, duhej të mbahen zgjedhje të parakohshme. Tani vendi duhet të bëhet me qeveri. Shpresoj se do të futet në fazën kalimtare e cila do i lejojë të formojë qeveri e cila do të mundet të mbështetet mbi një shumice parlamentare. Për tu lehtësuar rruga për anëtarësim në UE duhet të zgjedh problemin me emrin, për këtë do të duhet shumicë parlamentare. Kur politikanët e përgjegjshëm do të mendojnë seriozisht për të ardhmen europiane, ata këtë e përsëritën disa herë para meje dhe publikisht. Shpresoj se në javët e ardhshme do të arrijmë përparim”, tha Han.

Johanes Han para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës disa herë përsëriti se të gjitha vendet kandidate të cilat mundohen të futen në UE duhet të respektohen normat në Këshillin e Europës dhe para se gjithash drejtësinë shtetërore.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *