Home / Lajme / Maqedoni / Hapet zyrtarisht Ordinanca moderne gjinekologjike “Merkur venera” ne Reçicë të vogël të Tetovës

Hapet zyrtarisht Ordinanca moderne gjinekologjike “Merkur venera” ne Reçicë të vogël të Tetovës

Në një ambient festiv në prani të madhe të mjekëve nga Tetova dhe rrethina u lëshua në perdorim Ordinanca Gjinekologjike që drejtohet nga gjinekologia specialiste d-r. Borislava Spiroska. Në hapjen solemne doktoresha Spiroska mes tjerash shprehu kënaqësinë e vet që prej sot kjo ordinancë gjinekologjike do tju mundëson që të gjithë grave dhe vajzat të kontrollohen sa më afer shtepis së tyre. “Është nder për mua që sot të hapim ordinancë gjinekologjike, dua që tju apeloj të gjithë grave dhe vajzave nga Tetova dhe vendbanimet tjera, që tek ne mund të rregjistrohen për gjinekolog amë, të percjellin shtatezaninë dhe të ndjekin shëndetin e tyre . Dua të them se ordinanca jonë disponon me aparaturë me moderne nga firmat botërore, EHO-ja është tepër e sofistikuar për të percjellur të gjitha llojet e shtatëzanisë , ndërsa KOLLPOSKOPI për të ndjekur dhe prevenuar ndryshimet që ndodhin në gjafen e mitrës. Prej sot i ftojmë të gjithë grate dhe vajzat që të rregjistrohen te ordinance jonë , ku ofrojmë shërbime me librezë shëndetesore” ka deklaruar gjinekologja Spiroska. Ndryshe poliklinika Merkur Venera me seli në Tetovë është në pronesi private të drejtorit, Dr. Gajur Xhaferi. Në kuadër të kësaj poliklinike me vite ka funksionuar me sukses mjekësia e përgjithshme me ordinancë në Reçicë të vogël dhe vendbanimin në Sellcë. Drejtori i kësaj poliklinike Dr. Gajur Xhaferi mes tjerash thekson se është gëzim i madh që për herë të parë hapet një ordinancë gjinekologjike në Reçicë të vogël , ku vajzat dhe gratë mund të bëjnë kontrollet e tyre lirshëm tek gjinekologja specialiste.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *