Home / Shëndeti / Hiqni problemet e imunitetit, konsumoni këto fruta

Hiqni problemet e imunitetit, konsumoni këto fruta

Me shumë siguri imuniteti juaj është i dobët. Në këtë artikull do t’ju njohim me kombinimin perfekt për një organizëm të çeliktë.

Portokalli dhe kivi janë dy ndër frutat më të pasura me Vitaminën C, por kombinimi i tyre mund të bëjë mrekulli në rritjen e imunitetit të trupit tuaj dhe përfitimet në shëndet janë të mëdha.

Një sallatë frutash me këtë kombinim do të ishte një mesvakt i shkëlqyer. Një tjetër mundësi është shtrydhja e këtyre dy frutave në sasi të barabarta dhe lëngu i freskët që përftohet, ka shije unike…veç vlerave që ka!

Portokalli është gjerësisht i kultivuar në Shqipëri, së fundmi edhe kivi po kultiohet jo pak në vend, ndaj edhe mund të gjenden lehtësisht në çdo markatë.

Sezoni i dimrit është piku i kultivimit të portokallit dhe këto muaj janë optimalët për ta pasur atë në tyrezë, pa shpenzuar shumë, ndaj mos e neglizhoni përdorimin e tij.

Ndërsa kivi, ndonëse pikun e kultivimit e arrin në fund të vjeshtës, hyn në frutat që janë shndërruar në të preferuara edhe për shqiptarët, dhe tregut nuk i mungon asnjëherë.

Duke qenë dy fruta që kultivohen në tokën tonë, mund të listohen ndër produktet cilësore dhe freskia e tyre është e garantuar.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *