Home / Lajme / Rajon / Histori prekëse/ Si përfundoi endacak kuzhinieri nga Durrësi (VIDEO)

Histori prekëse/ Si përfundoi endacak kuzhinieri nga Durrësi (VIDEO)

Irakli Karaj është një 60 vjeçar nga Durrësi dhe i njeh mirë të gjithë bashkëqytetarët e tij. Fati është treguar tepër mizor me të në pleqëri. Karaj është braktisur nga familjarët, është i divorcuar, ndërsa një vit më parë pa humbur vendin e punës si kuzhinier.

Ai është njeri i nderuar dhe i respektuar në komunitet. I mbetur pa asnjë mbështetje dhe pa një strehë ku të fusë kokën, në netët e ftohta atë e shpëtoi policia, e cila erdhi dhe e mori nga stolat e stacionit të autobuzit dhe e dërgoi në spital.

60 vjeçari u strehua në spital gjatë natës, ndërsa tregon edhe takimin e tij të fundit me Benin, endacakun 38-vjeçar nga Durrësi, viktimën e parë nga i ftohti polar i këtyre ditëve.

“Atë ditë që vdiq erdhi e më dha një mijë lekë Beni i shkretë. Nuk do ta harroj kurrë se e kishte shpirtin të mire” shprehet Karaj.
Durrsaku Karaj ka një apel për të gjithë ata që kanë në dorë fatin e qytetarëve dhe të njerëzve që si ai që nuk kanë asnjë mbështetje, shkruan portali Durreslajm.

“Jam rritur me Vangjush Dakon, e kam pas komshi. Por nuk na përfill fare…”mbyll rrëfimin e tij Karaj.

Zyrtarisht në polici pohuan se të gjithë endacakët policia nuk i lë të flenë rrugëve dhe ia dorëzon bashkisë, që në këtë rast është spitali rajonal Durrës.

Deri tani, bashkia e Durrësit nuk ka hapur asnjë njësi për të pritur endacakët, të pastrehët, të braktisurit dhe ata që nuk kanë se ku e kalojnë natën e ftohtë. /Albeu.com/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *