Home / Lajme / Botë / Holandë: Jep dorëheqje Ministri i Drejtësisë skandalit korruptiv

Holandë: Jep dorëheqje Ministri i Drejtësisë skandalit korruptiv

Ministri holandez i Drejtësisë, Ard van der Steur dha dorëheqjen dje në mbrëmje pas pretendimeve se nuk i kishte thënë të vërtetën parlamentit vetëm disa javë para se vendi të shkojë në zgjedhje të përgjithshme.

Në një seancë të veçantë parlamentare, ministri konservator është akuzuar se ministria e tij ka gënjyer në lidhje me një marrëveshje që ka bërë me një kriminel.

Ky skandal ka përndjekur Partinë Popullore për Liri dhe Demokraci (VVD) në pushtet të kryeministrit holandez, Mark Rutte para zgjedhjeve të përgjithshme që do të zhvillohen në 15 mars.

Skandali ka shpërthyer më shumë se një vit më parë, por publikimet e reja nga një stacion televiziv pretendojnë  se Van der Steur i ka fshehur parlamentit, që prej vitit 2015 një marrëveshje ndërmjet autoriteteve gjyqësore në Amsterdam dhe një shpërndarësi droge, transmeton atsh.

Van der Steur ka hedhur poshtë ato që ai i quan “akuza të pabaza”, por pranoi humbjen dje, pasi u sulmua gjerësisht nga pothuajse çdo parti në parlament.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *