Home / Lajme / Botë / Hungaria pritet të spastrojë nga vendi OJQ-të e Sorosit
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 10:43:11Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Hungaria pritet të spastrojë nga vendi OJQ-të e Sorosit

Hungaria mund të ndalojë të gjitha organizatat joqeveritarë të lidhura me miliarderin Xhorxh Soros, tashmë që Donald Tramp është zgjedhur president i Shtëpisë së Bardhë. Lajmi bëhet me dije nga zëvendëspresidenti i partisë së presidentit Viktor Orban.

“Anëtarët e Bashkimit Evropian, të përdorin të gjitha mjetet në dispozicion për spastrimin e OJQ-ve të themeluara nga financieri me origjinë hungareze, të cilat i shërbejnë kapitalistëve globalist”, tha në një konferencë për media Szilard Nemeth, zëvendëspresident i partisë në pushtet Fidesz.

Ligjvënësit do të debatojnë mbi projektligjin për të lejuar ose OJQ-të e Sorosit, thuhet në njërën prej pikave të axhendës së Parlamentit. Orban ka urdhëruar personalisht një agjenci shtetërore auditi për të hetuar fondacionet në fjalë, duke theksuar se grupet e shoqërisë civile të financuara nga jashtë kanë paguar për aktivistë të ndryshëm politikë.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *