Home / Lajme / Rajon / Ilir Meta takon Ndihmës/Sekretarin Amerikan të Shtetit, siguron mbështetje nga SHBA për reformat
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 09:14:32Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Ilir Meta takon Ndihmës/Sekretarin Amerikan të Shtetit, siguron mbështetje nga SHBA për reformat

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka nisur dje vizitën zyrtare në SHBA, ku u prit në Departamentin e Shtetit në Uashington nga Ndihmës/Sekretari i Shtetit, Uilliam Brounfield. Meta dhe Brounfield diskutuan me njëri-tjetrin për forcimin e bashkëpunimit më tej mes dy vendeve, për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe luftën kundër krimit të organizuar. Ndihmës/Sekretari i Shtetit, Brounfield vlerësoi hapat e ndërmarra për reformën në drejtësi dhe përgëzoi kreun e Kuvendit, Ilir Meta për në konsensusin e arritur në miratimin e reformës. Brounfield vlerësoi e Metës për kontributin e tij të drejtpërdrejtë në këtë arritje madhore për Shqipërinë dhe konfirmoi vazhdimin e mbështetjes së administratës amerikane në fazën delikatë të zbatimit të reformës për një proces të besueshëm dhe të qëndrueshëm. Gjithashtu zyrtari i lartë Amerikan shprehu kënaqësinë për hapat e kryera në reformën në drejtësi nga që nga takimi i fundit me z. Meta, në qershor të vitit të kaluar. Gjatë takimit u konfirmua mbështetja për implementimin e Byrosë së Hetimit dhe SPAK-u dhe gatishmëria e SHBA-së për të monitoruar nga afër këtë proces. Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Meta falënderoi Ndihmës Sekretarin Brounfield për mbështetjen e tij, vlerësoi që Shqipëria ka hyrë në një trend pozitiv dhe shprehu gatishmërinë për të ecur shpejt në implementimin e kësaj reforme të rëndësishme. Meta falënderoi gjithashtu zyrtarin amerikan për rikonfirmimin e mbështetjes amerikane në zbatimin e reformës në drejtësi si dhe nënvizoi vullnetin e tij të palëkundur për rritjen e fuqisë së zbatimit të ligjit, për luftën kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar dhe për zbatimin me vendosmëri të dekriminalizimit. Ilir Meta vlerësoi edhe një herë partneritetin e qëndrueshëm në marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-në dhe me NATO-n si garanci të vazhdimit dhe të implementimit të reformave të rëndësishme dhe të domosdoshme në Shqipëri. “Ne presim bashkëpunim të mëtejshëm edhe në fazën e implementimit të reformave, në mënyrë që të mund të punojmë së bashku edhe në vazhdim për të siguruar institucione të forta, që janë të afta të garantojnë demokracinë, sigurinë dhe prosperitetin për popullin shqiptar”, theksoi Brounfield.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *