Home / Lajme / Botë / Inagurimi – Skenarët e errëta, çfarë ndodh nëse sot vriten Trump dhe Pence?!

Inagurimi – Skenarët e errëta, çfarë ndodh nëse sot vriten Trump dhe Pence?!

Rrjeti amerikan CNN ka siguruar një material ku sqarohet se çfarë do të ndodhte në rast se presidenti i zgjedhur Donald Trump dhe zv/presidenti Mike Pence do të vriteshin tragjikisht gjatë ceremonisë së inagurimit. Bazuar në kushtetutën dhe protokollin e transferimit të pushtetit, të radhës pas tyre do të ishin kreu i Kongresit e më pas ai i Senatit. Në rast se edhe këta të fundit do të vriteshin, radha do t’i kalonte sekretarëve të kabinetit, mes të cilëve emërohet një “mbijetues i përcaktuar”. Megjithatë, gjasat e një skenari të tillë, janë tepër të vogla pasi siguria në ceremoninë e inagurimit është tepër e lartë.

Çfarë ndodh nëse Donald Trump dhe zëvendësi i tij, Mike Pence, vriten ditën e inaugurimit? Këtë pyetje e sqaron rrjeti CNN në një material të publikuar një ditë më parë, ku merret parasysh skenari më i keq i mundshëm. Në një rast të tillë, rradha do t’i shkonte Paul Ryan, folësit të Dhomës së Përfaqësuesve, e më pas kreut të Senatit, të gjithë të pranishëm në këtë ceremoni.

Po në rast se të gjithë do të vriteshin në ceremoninë e inagurimit? Sipas protokollit të transferimit të pushtetit, parashikohet që përzgjedhja të fillojë nga një prej sekretarëve. I pari në listë është sekretari i shtetit. Si masë paraprake, një sekretar i kabinetit i quajtur “mbijetuesi i përcaktuar” nuk do të jetë prezent në ceremoninë e inagurimit. Por nuk bëhet fjalë për një sekretar nga kabineti Trump, pasi ata ende nuk janë konfirmuar. Do të jetë një i emëruar i Obamës.

Kjo për shkak se, në rast të një tragjedie, administrata Trump mbetet e painaguruar dhe e pavlefshme, ndërkohë që administrata Obama mbetet sërish në lojë. Por, të gjithë sekretarët e kabinetit Obama pritet të japin dorëheqjen, me sekretarin e shtetit, John Kerry, të parin në listë. Në këtë rast, siç sqaron CNN, detyra bie mbi zyrtarin më të lartë jo-politik në departament, pikërisht nënsekretari për çështjet politike, Tom Shannon.

Materiali i CNN, përpiqet të sqarojë në fakt një skenar të konsideruar si tërësisht të pamundur, për shkak të masave tepër të larta të sigurisë që përcjellin gjithë ceremoninë e inagurimit dhe pjesëmarrësit e saj. Edhe reagimet online ndaj këtij materiali hipotetik nuk kanë qenë aspak pozitive.

/Oranews.tv/

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *