Home / Lajme / Kronika e zezë / Iran, homazhe për ish-presidentin Rafsanjani dhe 3 ditë zie

Iran, homazhe për ish-presidentin Rafsanjani dhe 3 ditë zie

Kreu suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei ka udhëhequr homazhet ndaj ish-presidentit Akbar Hashemi Rafsanjani, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në moshën 82-vjeçare.

Khamenei lavdëroi “shokun e luftës” pavarësisht diferencave të theksuara mes tyre, duke thënë se kjo përbën një humbje të madhe.

 Presidenti Hassan Rouhani e lavdëroi gjithashtu Rafsanjanin si një njeri të madh të revolucionit islamik.

Qeveria iraniane ka shpallur 3 ditë zie, duke e bërë të martën ditë pushimi për shkak se do të zhvillohet funerali i tij në Teheran.

Rafsanjani u nda nga jeta të dielën, në një spital të Teheranit, pasi pësoi atack kardiak.

Trupi i tij është dërguar në sallën e lutjeve Jamaran, rezidenca e themeluesit të Republikës Islamike, ajatollah Rohullah Khomeini, ku të afërm, politikanë dhe figura fetare u mblodhën për t’i bërë homazhet dhe nderet e fundit. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *