Home / Lajme / Botë / Irani e teston një raketë, e zemëron Izraelin

Irani e teston një raketë, e zemëron Izraelin

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e ka akuzuar sot Iranin se ka bërë shkelje flagrante të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së duke e testuar një raketë.

Netanyahu tha se sapo ta takojë presidentit amerikan, Donald Trump, këtë të premte, do t’i kërkojë ripërtëritjen e sanksioneve ndaj Iranit, transmeton Express.

Irani i ka testuar disa raketa të tilla qëkur u arrit marrëveshja bërthamore në vitin 2015, e cila i uli sanksionet ndaj Iranit.

Nuk është ende e qartë se çfarë lloji i raketës u testuar, apo nëse testimi i saj e ka shkelur në mënyrë eksplicite rezolutën e OKB-së.

Në një audio-mesazh të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Netanyahu tha: “Agresioni i Iranit nuk duhet të kalojë pa ndëshkim./Gazeta Express/

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *