Home / Lajme / Rajon / Ironia e Majkos: Serbia ka frikë se Shqipëria do t’i pushtojë një ambasadë

Ironia e Majkos: Serbia ka frikë se Shqipëria do t’i pushtojë një ambasadë

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Pandeli Majko ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Serbisë, i cili ka thënë se shqiptarët e diasporës kanë planifikuar rrëmbimin e ambasadorëve serbë.
Duke mos lënë pas notat ironike, ish kryeministri shqiptar bën një paralelizëm me deklaratën e një gjenerali të ushtrisë Austro – Hungareze për tregtarët e Beogradit të mishit të derrit, ku thoshte se: Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…”.

 “Ministri i Jashtëm i Serbisë, Dacic, ka deklaruar se diaspora shqiptare planifikon të marrë nën kontroll një nga objektet e misioneve diplomatike apo konsullore të Serbisë.
Ai ka paralajmëruar që politikanët shqiptarë “të mos luajnë me zjarrin”…
Dikur një Gjeneral i ushtrisë Austro – Hungareze për tregtarët e Beogradit të mishit të derrit thoshte se: “Përpiqen të të mbushin mendjen sikur derrin e kanë rritur në guzhinë dhe jo në mes të baltës…”
Historisë nuk i ka munguar sensi humorit kur tentoi të zëvendësojë Vjenën me Beogradin.
Diplomacia nuk është paturpësi. Serbia meriton më shumë”, përmbyll ai shkrimin në rrjetin social. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *