Home / Kryesoret / « Ish kryeparlamentari, Andov » Platforma e partive shqiptare rezikon Ballkanin, në kufi me Serbinë dhe Bullgarinë krahas flamurit maqedonas do duhet të valojë dhe ai i Shqipërisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-23 23:02:40Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« Ish kryeparlamentari, Andov » Platforma e partive shqiptare rezikon Ballkanin, në kufi me Serbinë dhe Bullgarinë krahas flamurit maqedonas do duhet të valojë dhe ai i Shqipërisë

Platforma shqiptare e partive politike nga Maqedonia e cila u bë në asistencë të Tiranës dhe Prishtinës e që kërkon ndryshime kushtetutese në Republikën e Maqedonisë është e rrezikshme për gjithë Ballkanin, kështu ka deklaruar ish kryeparlamentari Stojan Andov në një nga shkrimet e tij të fundit lidhur me zhvillimet politike në vend.

Sipas tij, me platformën e partive shqiptare rezikohen kufijtë. Ai ka frikë se më këtë platformë në kufijtë drejtë Serbisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, përskaj flamurit maqedonas do të valoj edhe flamuri i Shqipërisë.

Kjo platformë sipas Andov, do të ketë edhe efekte të tjera si: Dygjuhësia në të gjitha vendkalimet kufitare dhe në të gjitha institucionet lokale në gjithë teritorin e vendit.

“Nëse ndodh kjo, do të jetë një flamur i kuq për një urrë drejtë nesh nga vendeve fqinje, përpos nga Kosova dhe Shqipëria. Ata do të mendojnè se me ndryshimet kushtetuese në Maqedoni janë zgjeruar kufijtë shqiptarë”, ka shkruar mes tjerave në kolumnën e tij të fundit, ish kryeparlamentari Andov.

Madje, Andov shkon aq larg sa që platformën e sheh si rrezik të madh për konflikte akoma më të mëdha në Ballkan.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *