Home / Lajme / Kronika e zezë / Itali, rritet numri i viktimave nga Orteku

Itali, rritet numri i viktimave nga Orteku

Forcat e kërkim shpëtimit kanë nxjerrë pesë trupa të pajetë nga rrënojat e hotelit “Rigopiano” që u shkatërrua nga një ortek dëbore gjashtë ditë më parë në Itali.

“BBC” thotë se me tre viktimat burra dhe dy gra të gjetura orët e fundit, numri total i viktimave të hotelit në rajonin e Abruzzos arrin në 14.

Ndërkohë, 15 persona të tjerë rezultojnë ende të humbur dhe ekipet e shpëtimit thonë se ende ka shpresa, ndonëse të pakta, për të mbijetuar.

Zjarrfikësit po përpiqen të hapin një vrimë në një mur betoni 80 cm të trashë për të arritur tek të humburit.

Ata shpresojnë që orteku të mos ketë penetruar në zemrën e strukturës së hotelit, pjesë në të cilën nuk kanë arritur ende.

Zëdhënësi Luca Cari tha se ekipet e shpëtimit po punonin 24 orë në 24 dhe se kishte ende shpresa për të mbijetuar.

Deri më tani, ekipet e shpëtimit kanë arritur të gjejnë 11 të mbijetuar./tvklan.al

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *