Home / Kryesoret / Ivanov nis konsultimet për mandatarin e ri – takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Ivanov nis konsultimet për mandatarin e ri – takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese

Pas paralajmërimit të djeshëm nga kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë se presidenti Gjorge Ivanov do të fillojë konsultime me institucionet kompetente dhe partitë politike, sot Ivanovi do të realizojë takim me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë Nikolla Ivanovski, konfirmuan për MIA-n nga kabineti i Ivanovit.

Dje, siç thonë, presidenti i Maqedonisë realizoi takim me ambasadorin Samuel Zhbogar, shef i delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë, në të cilin është biseduar për situatën aktuale politike në vend, me ç’rast ambasadori Zhbogar i transmetoi qëndrimet e Bashkimit Evropian lidhur me këtë çështje.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *