Home / Lajme / Botë / Ja çfarë bën Rusia për të forcuar dhe mbrojtur hapësirën ajrore, vendos sistem raketor në mes të dëborës
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 10:35:49Z | http://piczard.com | http://codecarvings.comÿÿÿ†áyﳐÏÄ:Ä

Ja çfarë bën Rusia për të forcuar dhe mbrojtur hapësirën ajrore, vendos sistem raketor në mes të dëborës

Rusia ka vendosur sot në funksion sistemin raketor “S-400”. Ministria ruse ka njoftuar se për të forcuar dhe mbrojtur hapësirën ajrore ruse ka vendosur në funksion këtë sistem raketor në qytetin Podolsk, në afërsi të kryeqytetit, Moskë.

Në një deklaratë të publikuar nga ministria ruse, thuhet se me qëllim forcimin e sigurisë ajrore të Moskës dhe zonës qendrore industriale në qytetin Podolsk, në afërsi të kryeqytetit, është vendosur sistemi raketor i mbrojtjes ajrore, njofton media vendase.

Sistemi ‘S-400 Triumf’ ka një rreze prej 400 kilometrash dhe është i aftë të shkatërrojë të gjitha objektet ajrore duke përfshirë edhe raketat balistike.

Kohët e fundit ka pasur një acarim marrëdhëniesh mes Rusisë dhe aleancës së NATO-s. Kjo e fundit në mënyrë të vazhdueshme ka shtuar praninë ushtarake në Poloni, në shtetet baltike dhe në lokacione tjera rreth kufijve rusë që nga viti 2014 me arsyetimin për të rritur sigurinë në Evropën Jugore për shkak të “agresionit rus”.

Gjithashtu lexo

Për shkak të një gabimi njerëzor pa energji elektrike kanë mbetur pothuajse shtatë milionë amvisëri në Tajvan

Gabimi njerëzor ka lënë pa energji elektrike kompani dhe ndërtesa banesore, duke i lënë në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *