Home / Lajme / Maqedoni / Ja ku bie borë dhe si është gjendja e rrugëve sot në Maqedoni

Ja ku bie borë dhe si është gjendja e rrugëve sot në Maqedoni

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa. Reshje bore me intensitet të dobët ka në Manastir, Resnjë dhe në kalimet malore Bukovë dhe Gjavato, informojnë mëngjesin e sotëm nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Komunikacioni në drejtimin rrugor A3 Prilep – Manastir – Resnjë përmes Rreth rrotullimit Manastir është ndërprerë për shkak të rrëshqitjes së dheut dhe komunikacioni po rikahëzohet përmes qytetit të Manastirit. Në vend është vendosur sinjalizim adekuat i komunikacionit.

LAMM rekomandon vozitje të kujdesshme, shpejtësi të adaptuar të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.

Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *