Home / Lajme / Maqedoni / Ja kur do të hapet për publikun gjykimi për “Kumanovën”

Ja kur do të hapet për publikun gjykimi për “Kumanovën”

Procesi gjyqësor kundër 37 të akuzuarve nga Grupi i Kumanovës hapet për opinioni më 9 shkurt. Këtë lajm për gazetën KOHA e ka konfirmuar avokati Naser Raufi, i cili ka theksuar se prezantimi i dëshmive materiale me karakter të mbyllur nga Prokuroria Publike do të përfundojë brenda seancës së sotme dhe asaj që pritet të mbahet me datë 3 shkurt.

Rihapja e këtij procesi gjyqësor për mediat edhe publikun do të bëhet pas një periudhë tremujore, gjatë së cilës Prokuroria e shtetit para Trupit gjykues i ka prezantuar audio-materialet nga përcjellja e pjesëtarëve të këtij grupit, nga fillimi i muajit janar 2015 e deri pas datës 10 maj të po të njëjtit vit.

Seanca e sotme do të vijojë me dyer të mbyllura.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *