Home / Shëndeti / Ja pjata ideale në këto ditë të ftohta

Ja pjata ideale në këto ditë të ftohta

Jemi në ditët më të ftohta të vitit dhe temperaturat tejet të ulta bëjnë që të kemi më shumë nevojë për energji, kemi një lekurë të pastër e cila thahet dhe krijon puçra apo skuqje më shpejtë.

 Gjithashtu, duhen konsumuar ushqimet e duhura edhe për një sistem mbrojtës sa më të mirë. Ja se çfarë duhet të keni parasysh?

Studimet e fundit të shkencës kanë vërtetuar se nuk janë vetëm ditët e zymta të vitit të cilat ndikojnë në gjendjen tonë emocionale por mbi të gjitha janë ushqimet që ne konsumojmë. Nëse ushqehemi në mënyrë të shëndetshme i shmangim si zemrës ashtu edhe lëkurës problemet e ndryshme që shkaktohen gjatë periudhës së ftohtë të vitit. Më poshtë do të gjeni disa prej strategjive më të fundit.

Por, cili është ushqimi ideal për të përballuar më mirë të ftohtin e këtyre ditëve? Dikush mund të thotë supat dhe makaronat me fasule. Po, kjo e fundit është pjata që edhe shqiptarët nuk e ndajnë nga tavolinat, kryesisht të shoqëruar me pilaf. Kështu pohon edhe Luca Piretta, gastroenterolog dhe dietolog në Universitetin La Sapienza në Romë.

“Drithërat dhe bishtajoret të shërbyera të ngrohta së bashku janë një ushqim antioksidant, me vlera të shumta ushqyese dhe të shëndetshme”, – shpjegon Piretta. Ato janë ushqimet që ndihmojnë trupin për të luftuar temperaturat e ulëta gjatë këtij sezoni, si dhe për të luftuar sëmundjet e frymëmarrjes.

Gjithashtu është e mira të hahen fruta dhe perime të pasura me vitaminë A dhe C. “Vitamina A mund të merret nga kungulli, lakrat dhe karotat. Për vitaminën C janë kivit”, – thotë ai. “Mos harroni peshkun – vazhdon Piretta. Peshku ton është anti-inflamator dhe kështu mund të ndihmojë në parandalimin e gripit. “Së fundi, arrat ju bëjnë shumë mirë, bajamet dhe lajthitë, por në këtë rast duhet t’u kushtoni vëmendje sasive që hani, për faktin se ato kanë shumë kalori dhe mund t’ju shtojnë në peshë”, – përfundon Piretta.

Duke qenë se, gjatë këtyre muajve aktiviteti juaj fizik është shumë i ulët, ju duhet të bëni çmos për ta rritur. Filloni duke përtypur një çamçakëz. Një gjë e tillë ndihmon qarkullimin e gjakut në tru. Rriteni këtë veprim duke përdorur shije me mente. Shija e mentes stimulon veprimatrinë e trurit, sidomos gjatë ditëve kur aktiviteti juaj fizik është shumë i ulët.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *