Home / Shëndeti / Ja sa herë duhet të laheni gjatë javës

Ja sa herë duhet të laheni gjatë javës

Ekzistojnë këndvështrime të ndryshme lidhur me sa herë në javë duhet një person të lahet. Në varësi të flokëve dhe llojit të lëkurës, disa mund t’ju këshillojnë që të bëni dush çdo ditë, pasi i bën mirë lëkurës, apo të kundërtën, nëse lëkura juaj është tepër e ndjeshme.

Të bërit dush më shumë seç duhet, mund të shkaktojë efekte negative te flokët, siç mund të jetë dëmtimi i majave, ndërsa përdorimi i tepërt i produkteve kozmetike mund të grumbullojë gradualisht një tepricë kimikatesh të dëmshme.

Sipas një sondazhi të realizuar vitin e shkuar, 4 në 5 femra nuk lahen çdo ditë, ndërsa një pjesë deklaruan se mund të qëndronin edhe 3 ditë pa bërë dush.

Një tjetër studim, realizuar nga shkencëtarë në Universitetet e Manchester, Edinburgh, Lancaster dhe Southampton, dolën në konkluzionin se tre e katërta e të intervistuarve bënin dush të paktën 1 herë në ditë.

Pyetja që shtrohet është, nëse po laheni më shumë seç duhet dhe a ka një numër “të duhur” dushi që duhet të bëjmë gjatë javës?

Sipas Profesorit Stephen Shumack, president i “Australasian College of Dermatologist”, duhet të laheni kur është e nevojshme.

Duke folur për “Sunday Morning Herald”, ai tha: “Ideja e të bërit dush çdo ditë është kthyer në një gjë të zakonshme vetëm gjatë këtyre 50 – 60 viteve të fundit”. Presioni për ta bërë këtë, është në fakt presion social, sesa një nevojë reale. Është bërë popullore për shkak të nevojës së shoqërisë për të mbajtur erë të mirë. Në fakt, janë vetëm gjendrat në sqetulla dhe ije që prodhojnë erë trupi”.

Shumack shprehet gjithashtu se, një dush me ujë të ngrohtë çdo ditë mund të shkaktojë më shumë probleme sesa mendoni, pasi i heq lëkurës vajërat natyrale që prodhon trupit për të mbrojtur qelizat e lëkurës.

Kjo, sipas ekspertit, e dëmton lëkurën dhe e bën atë më të prekshme nga bakteret dhe viruset, duke çuar në probleme si irritime, kruarje, tharje të saj dhe në një stad më të agravuar, në shfaqjen e ekzemës.

Një tjetër profesor thotë se, për aq kohë sa fokusoheni në “zonat e duhura”, nuk është e nevojshme të laheni shpesh.

Duke folur për “Daily Mail”, John Oxford, profesor në “Virology at Queen Mary’s School of Medicine and Dentistry” shprehet se, për aq kohë sa njerëzit lajnë duart shpesh dhe kujdesen për pjesën e trupit poshtë belit, të bërit dush një ditë tjetër nuk përbën asnjë problem.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *