Home / Lajme / Rajon / Ja tunelet “e fshehta” që lidhin Kosovën me Serbinë (FOTO LAJM)

Ja tunelet “e fshehta” që lidhin Kosovën me Serbinë (FOTO LAJM)

Në veri të Kosovës janë zbuluar disa tunele që lidhin Kosovën me Serbinë. Çdo ditë nëpër to trasojnë qindra veta, me lokomotiva të vogla në gjatësi rreth 3 kilometra, të cilët gërryejnë nëntokën pa u vënë re në sipërfaqe.
Nuk ka polic kufitar e as doganier që kontrollojnë hyrje daljet, ndonëse përmes këtyre tuneleve nxirren sasi të mëdha të metaleve, të çmuara për vendin.
“Gazeta Fjala”, shkruan se në komunën e Leposaviqit, janë aktive dy miniera, të cilat për shkak të konfiguracionit gjeografik, shtrihen në dy shtete.

Infrastruktura e tyre është komplekse, por edhe interesante për varshmërinë që kanë njëra pjesë nga tjetra.
Korridori kryesor i transportit, i cili shërben për futjen e njerëzve, materialeve të ndryshme dhe eksplozivëve për nevojat e minierës, pajisjeve mbështetëse si dhe për nxjerrjen e xehes nga minierasipërfaqe si në “Bello Brdo” dhe “Crnac” ku nxirret Plumbi dhe Zinku, gjindet në territorin e Kosovës.
Ndërkaq, dalja e dytë emergjente dhe furnizimi me energji elektrike është i varur nga pjesa tjetër e punishteve në Serbi.
Rreth 221 punëtorëve të “Bello Brdos” që çdo ditë futen mbi 3 kilometra në thellësi të shkëmbit takohen brenda nëntokës me miqtë e tyre nga Serbia, të cilët ligjërisht i ndanë kufiri administrativ, por që nuk kanë rrugë tjetër nga t’ia mbajnë.
Ngjashëm edhe 180 punëtorë tjerë të minierës së “Cërnacit” veprojnë korridoreve të thella për të nxjerrë në sipërfaqe plumbin dhe zinkun.
Puna në thellësi të tokës
Por, puna në këto miniera nuk është aspak e lehtë pasi terreni i papërshtatshëm dhe korridoret e ngushta nuk lejojnë komoditet për punëtorët.
Megjithatë, sipas zyrtarëve të KPMM-së që i inspektojnë ato rregullisht, kushtet e punës së punëtorëve në minierat Bello Brdo dhe Crnac janë relativisht të mira, sikur në minierat tjera të Kosovës.
Punëtorët që punojnë në miniera, sipas tyre janë të kualifikuar për punët që kryejnë dhe i zbatojnë rregullat e teknikes dhe sigurisë në punë.
Në kuadër të minierave funksionojnë shërbimet e mbrojtjes në punë, shërbimet e shpëtimit dhe të ndihmës së parë. Këto shërbime janë të pajisura me pajisje, aparatura dhe materiale të nevojshme dhe ofrojnë siguri dhe mbështetje për punëtorët e minierave.
“Ndërsa sa i përket minierave gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe përcillet në vazhdimësi nga shërbimet e kontrollit të punishteve, minierat kanë ajrosje të mjaftueshme, ujërat largohen nga miniera në mënyrë të kontrolluar”, thonë në KPMM. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *