Home / Lajme / Janë lidhur 50 kontrata për furnizim me dru për ngrohje në Gostivar
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-27 10:28:15Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Janë lidhur 50 kontrata për furnizim me dru për ngrohje në Gostivar

NP “Pyjet e Maqedonisë” njësia “Sharr” në Gostivar, nga fillimi i vitit kanë lidhur 50 marrëveshje për blerjen dhe shpërndarjen e drunjve për ngrohje. Shumica e qytetarëve janë të interesuar për mundësinë e pagesës me këste.

“Që nga dita e shpalljes për çdo ditë lidhen nga 4 deri më 5 kontrata, ndërsa në peridhën e ardhshme presim që të rritet interesimi i qytetarëve. Afati i fundsi për dorëzimin e kërkesës dhe për lidhjen e kontratave është deri më 3 mars dhe deri më atë datë çmimi do të jetë i garanatuar”, ka deklaruar Flore Milloshevski udheheqës në njësinë “Sharr” në Gostivar.

Sipas tij qytetarët kanë mundësi të paguajnë edhe në gjashtë këste, dërsa kësti i parë paguhet në momentin e lidhjes së kontratës. Transporti bëhet me pagesë shtesë.

Qytetarët e rasteve sociale mund të shftyëzojnë disa avantazhe. Për ato është paraparë që pagesa të mund të bëhet në më shumë këste, por gjithashtu kanë edhe 10% lirim, nëse bëjnë pagesën e menjëhershme të shumës së përgjithshme.

Vitin e kaluar njësia e Njësia “Sharr” në Gostivar ka shitur 12.500 metra kub dru për ngrohje.

Gjithashtu lexo

Reagon Mogherini: Prishtina dhe Beogradi shkelën marrëveshjen e mbrëmshme

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian, Federika Mogherini ka shprehur “keqardhje për të gjitha palët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *