Home / Kryesoret / Japonia ngrit nivelin diplomatik në Maqedoni, për herë të parë hap ambasadë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 11:11:28Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Japonia ngrit nivelin diplomatik në Maqedoni, për herë të parë hap ambasadë

Qeveria japoneze ka vendosur që me Maqedoninë të ngrit nivelin e përfaqësimit diplomatik duke hapur kështu edhe ambasadën e parë në Shkup, informon Zhurnal.

Njoftimin mbi hapjen e ambasadës japoneze e ka dhënë ministria e jashtme e Maqedonisë, ndryshe nga Maqedonia e cila tashmë për disa vite në Tokio përfaqësohet me ambasadë derisa Japonia ka pasur vetëm konsullatë nderi në Shkup.

Ambasada japoneze pritet të fillojë me punë në fund të këtij muaji kurse ishte paralajmëruar që në prill të vitit të kaluar gjatë takimit të ministrit të jashtëm Poposki me ambasadorin japonez në Vjenë Makoto Taketoshi i cili nga atje mbulonte edhe Maqedoninë.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *