Home / Lajme / Maqedoni / Kadriu: Dorëheqja e presidentit nuk është pengesë ligjore për formimin e qeverisë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-20 10:45:07Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Kadriu: Dorëheqja e presidentit nuk është pengesë ligjore për formimin e qeverisë

Në Maqedoni nuk mund të thellohet kriza politike nëse realizohen hipotezat politike për dorëheqjen eventuale të presidentit Ivanov dhe nëse mandatari Nikolla Gruevski nuk arrinë që më 29 janar të dorëzojë programin dhe përbërjen e re të qeverisë, e ndërsa sipas profesorit Osman Kadriu këtu nuk ka aspak pengesa ligjore, informon Zhurnal.

“Kjo gjë për mua është dicka e re që nuk ka logjikë, nuk ka as normë kushtetuese, pse të dorëhiqet ai kur nuk ka arsye, nëse ai dorëhiqet dhe nuk ka kush të ndaj mandatin si duhet dhe nëse nuk arrihet të formohet ndonjë koalicion mes partive politike që kanë mandate kuptohet do të bëhet vazhdimi i seancës kostituive dhe në atë seancë do të zgjidhet dhe kryeparlamentari”, thekson kështu Kadriu, duke shtuar: “Seanca kostituive do përfundojë në momentin që do zgjidhet kryeparlamentari, në këtë situatë përsëri seancë duhet të bëj Veljanovski mandati i të cilit ka mbaruar ditën kur u verifikuan deputetët, e nëse ai nuk dëshiron të bëj atë atëherë në ditën e 21 kur do mbarojë mandati i mandatarit për formim të qeverisë, deputetët vet mund të thirin seancë, e atë do e drejtojë deputeti më i vjetër, fillimisht do zgjedhin kryeparlamentarin sipas kushtetutës”, shton më tej Kadriu.

“Kjo do të thotë se parlamenti do votojë dhe do sjellë vendime e mandati sipas kushtetutës dhe ligjit do i dorëzohet mandatarit tjetër, zgjidhje duhet të ketë patjetër dhe nuk duhet të ketë pengesa aspak. Do ishte paksa problem vetëm në rast se nuk ishin verifikuar mandatet e deputetëve të rinjë e nëse nuk pranohej raporti”, shton më tej profesori universitar Osman Kadriu, transmeton Zhurnal.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *