Home / Lajme / Rajon / “Kam gjetur një dashuri tjetër”, nëna shqiptare braktis tre fëmijët

“Kam gjetur një dashuri tjetër”, nëna shqiptare braktis tre fëmijët

Greqi-Një histori e pabesueshme… Një nënë shqiptare ka braktisur në rrugë tre fëmijët e saj të mitur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën e kaluar në Patra të Greqisë. Për këtë autoritetet greke sot kanë arrestuar babain e tre fëmijëve 27-vjeçar, ndërsa kanë shpallur në këkrim nënë e tyre, 20 vjeçe.

Ka qenë një kalimtar ai që ka parë tre vajzat në rrugë dhe më pas ka njoftuar policinë. Pas disa ditësh hetime, policia ka mundur të identifikojë prindërit.

Problemet në çiftin shqiptar kishin nisur muaj më parë, ndërsa ata kishin 4 fëmijë: 3 vajza (më e vogla 6 muaj) dhe një djalë, ndërsa banonin dhe punonin në fshatin Lehena.

News247.gr shkruan se një muaj më parë, burrin e ka braktisur gruaja për një person tjetër, duke i lënë edhe të 4 fëmijët. Për të “rifituar” gruan, ai ka lënë djalin në shtëpinë e tij në fshat, ka marrë vajzat dhe i ka çuar te shtëpia e vjehrrës në qytetin e Patrës.

Pasi është njoftuar nga e ëma, nëna e 3 vajzave ka ardhur në shtëpi, i ka marrë fëmijët e saj, i ka lënë në mes të rrugës dhe është larguar.

Pasi ka dëgjuar në media lajmin, babai ka shkuar vet në polici me avokatin e tij, por është arrestuar për braktisje të fëmijëve. Ndërkohë vajza 20-vjeçe ka thënë: Nuk i dua fëmijët, kam gjetur një dashuri tjetër”./ tvklan.al

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *