Home / Kryesoret / Kanal 5: Struga po shqiptarizohet (VIDEO)
*

Kanal 5: Struga po shqiptarizohet (VIDEO)

“Para 12 viteve pas ndarjes teritoriale kreun e komunës e merr një shqiptar, ku edhe ndryshon krejtësisht imazhi i komunësfavor të shqiptarëve si në raport me udhëheqësinë në nivel lokal ashtu edhe në atë në nivel qendrorë”,thuhet ne kroniken e “Kanal 5″.

Struga është një nga shembujt ku ndarja teritoriale në vitin 2004 në vend që të ketë një decentralizim në favor të të gjithë qytetarëve ndodh e kundërta, kështu shkruajnë mediat maqedonase duke thumbuar kështu komunën pasiqë para ndërtesës nuk ka flamur maqedonas, faqja zyrtare është në gjuhën shqipe, komunikimi në komunë bëhet vetëm në shqip, nuk respektohen festat shtetërore, ndërkohë që këtë praktikë e bëjnë gati të gjithë kryetarët e komunave shqiptarë.

 Shenjat dhe treguesit janë shkruar në gjuhën shqipe, vendosja e emrave në sheshe pa miratim të këshillit komunal si dhe disa parregullsi për të cilat ka reaguar dhe qeverisja qendrore. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *