Home / Lajme / Botë / Kandidati për president të Francës: Evropa ka nevojë për një aleancë të re ushtarake

Kandidati për president të Francës: Evropa ka nevojë për një aleancë të re ushtarake

I shqetësuar me orientimin e qeverisë së re të SHBA-së, kandidati për president të Francës, Francois Fillon, dëshiron një aleancë të re ushtarake në Evropë për, siç ka thënë ai, mbrojtur kontinentin dhe luftuar ekstremizmin islamik.

Fillon shpalosi këtë plan gjatë një interviste me gazetën e përditshme franceze “Le Monde” dhe atë gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, para një takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, i cili do të mbahet sot në Berlin, transmeton Express.

Fillon e ka akuzuar SHBA-në se e ka përkeqësuar kërcënimin e ekstremizmit islamik. Ai ka thënë se presidenti Donald Trump ka një diskurs agresiv që duhet bëjë Evropën që ta njohë veten.

Ai, megjithatë, nuk e ka shpjeguar se si do të funksiononte aleanca e re me NATO-n, të cilën Trumpi e ka quajtur të vjetërsuar./Express/

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *