Home / Kryesoret / Kasami: Gruevski nuk ka legjitimitet për kryeministër por as për çfarëdo funksioni shtetëror
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-18 14:32:37Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Kasami: Gruevski nuk ka legjitimitet për kryeministër por as për çfarëdo funksioni shtetëror

Nikolla Gruevski nuk e ka legjitimitetin jo vetëm të jetë kryeministër por as që të jetë në ndonjë funksion shtetëror derisa nuk e pastron rastin e tij para Prokurorisë speciale publike, thotë në një intervistë për A1on , lideri i lëvizjes BESA, Bilall Kasami, transmeton Zhurnal.

Në pyetjen se cilat janë informatat e fundit, a do mundet Ahmeti të formojë qeveri me Gruevskin, gjegjësisht a ka mundësi për manipulim me kërkesat e platformës, ai thotë:

“Nuk do doja të spekuloj se cila do të ishte pozita e Ahmetit në këtë rast, por duke patur parasysh se BDI po qeveris 10 vite me VMRO-DPMNE shanset janë të mëdha ata përsëri të formojnë qeveri gjithsesi ata kanë dhe numrat dhe mendoj që qeverisja e tyre dhe fakti që Maqedonia është në një situatë të tillë është përshkak të VMRO-DPMNE dhe BDI. Edhe pse e nënshkruan atë platformë, gjegjësisht në deklaratën e partive politike shqiptare në Maqedoni, gjithsesi ata opsion të parë në bllokun maqedonas e kanë VMRO-DPMNE-në”, ka deklaruar Kasami.

Ai mes tjerash thotë se duke patur parasysh se PSP ka ngritur padi kundër Gruevskit dhe principi themelor të Lëvizjes BESA është që njerëzit që janë të akuzuar, gjegjësisht ata që kundër tyre janë ngritur padi nga Prokuroria speciale publike, nuk duhet të jenë në asnjë kombinim në qeverinë e ardhshme.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *