Home / Shëndeti / Keni dhimbje të kockave? Mos fajësoni motin

Keni dhimbje të kockave? Mos fajësoni motin

Keni dhimbje në gjithë trupin? Ndryshe nga sa është besuar më parë, nuk mund të fajësoni motin për dhimbjet e shpinës apo të kyçeve, kështu të paktën na sugjeron një studim i ri nga shkencëtarët australian.

Disa studime të fundit kanë treguar se simptomat e dhimbjeve nuk fillojnë të përkeqësohen më shumë gjatë motit të ftohtë ose ditëve me shi krahasuar me ditët e nxehta. Prandaj, tendenca për të lidhur motin me dhimbjet e kyçeve bazohet vetëm tek nocione të paracaktuara nga njerëzit dhe jo nga fakte shkencore.

Shkencëtarët nga Instituti i Gjeorgjisë për Shëndetin Global, një agjenci kërkimesh e lidhur me Universitetin e Sidnejt dhe Universitetin e Oksfordit, monitoruan gati 1000 njerëz me dhimbje mesi dhe 35 të tjerë me osteartrit të gjymtyrëve të poshtme. Ata regjistruan të dhënat kur vullnetarët kishin dhimbje dhe më pas krahasuan kushtet e motit në momentin e parë kur pacientët njoftuan për dhimbjet e tyre, me kushtet e motit një javë dhe një muaj përpara kësaj periudhe shkruan Shendeti.

Ata zbuluan se nuk ka asnjë lidhje mes dhimbjes së mesit apo gjymtyrëve me temperaturën e ajrit, lagështirën, presionin atmosferik, drejtimin e erës apo reshjet. Gjithsesi, u vu re se rritja e temperaturës rriste disi mundësitë për dhimbje mesi; rritje kjo e parëndësishme në aspektin klinik.

Profesor Chris Maher, nga “George Institute” në Sydney, tha: “Besimi se sapo nis të prishet moti, na shtohen dhimbjet e kockave, daton që nga koha e Romës së lashtë. Por sipas kërkimeve tona, kjo mund të jetë diçka që ka të bëjë me kujtesën dhe psikologjinë humane. Njerëzit janë qenie shumë të ndjeshme, ndaj është e lehtë të kuptosh se ne fiksojmë kryesisht momentet e dhimbjes që përkojnë me ditët me shi apo me ditët e ftohta”.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *