Home / Lajme / Botë / Këshilli i Sigurimit mblidhet urgjentisht për provat raketore të Iranit

Këshilli i Sigurimit mblidhet urgjentisht për provat raketore të Iranit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka caktuar për sot një takim urgjent për provat e Iranit me raketa balistike.

Takimi është thirrur me kërkesë të SHBA-së.

“Pas lëshimit të raketës balistike me rreze të mesme, më 29 janar, nga Irani, SHBA kërkon konsultime urgjente të Këshillit të Sigurimit”, ka thënë misioni amerikan.

Kjo është kërkesa e parë e bërë nga SHBA-ja prejse ambasadorja e re amerikane, Nikki Haley, ka marrë detyrën javën e kaluar.

Me rezolutë të OKB-së, Irani ndalohet të zhvillojë raketa që kanë kapacitet për të bartur koka bërthamore.

Izraeli po ashtu ka kërkuar nga Këshilli i Sigurimit që të ndëshkojë Iranin.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *