Home / Shëndeti / Këto gjëra duhet t’i dini për testin e shtatzënisë

Këto gjëra duhet t’i dini për testin e shtatzënisë

Të gjitha femrave iu ndodh që në një moment të caktuar të jetës së tyre të provojnë një test shtatzënie. Një instrument i thjesht në dukje, por që mund të ‘’zëvendësojë’’ lehtësisht rolin e mjekut.

Testi i shtatzënisë është një shpikje sa e hershme, por edhe e vonë. Ai u krijua për herë të parë më 1978-ën, vit që njihet ndryshe edhe si periudha e revolucionit seksual. Por fillesat për krijimin e tij datojnë herët në kohë, që në vitin 1370 para lindjes së Krishtit. Në atë kohë, femrat duhej të urinonin një javë rresht mbi farat e elbit dhe të grurit. Dhe në rast se nga këto fara do të lindte një filiz i ri, atëherë kjo grua ishte shtatzënë.

Por cilat janë gjërat që duhet të dini rreth testit të shtatzënisë?

Mjekët rekomandojnë që testi i shtatzënisë të bëhet herët në mëngjes, më saktë gjatë urinimit të parë të mëngjesit. Ekziston një arsye shkencore për këtë gjë.

Testi i shtatzënisë mat nivelin e HCG (human chorionic gonadotrophin), një hormon që prodhohet nga placenta e femrës. Ai gjendet në nivele më të larta në urinën e parë të mëngjesit në krahasim me momentet e tjetra të ditës, prandaj testi duhet bërë në këtë moment.

Në përgjithësi priremi të mendojnë që sa më i shtrenjtë të jetë një produkt, aq më i mirë është ai. Ky lloj rregulli i pashkruar mund të funksionojë në shumë situata, por jo kur bëhet fjalë për testin e shtatzënisë.

Saktësia e lajmit nuk varet aspak nga çmimi i testit. I vetmi ndryshim është që testet e lira tregojnë rezultatin me anë të vijave, kurse testet më të shtrenjta e tregojnë atë me anë të një shkrimi pohues ose mohues.

Saktësia e testit të shtatzënisë është 97%, duke lënë kështu një marzhë gabimi në nivelin 3%. Mundësia e gabimit në rezultat është më e madhe nëse po përdorni ilaçe për çrregullimet hormonale ose qetësues të çfarëdoshëm.

Ashtu si kontraceptivët, edhe testi i shtatzënisë ka një datë skadimi, këshillon Living. Kontrolloni me kujdes datën e shënuar në ambalazhin e tyre para përdorimit.

Testi i shtatzënisë rekomandohet të bëhet një ditë më vonë pas vonesës së ciklit menstrual. Kurse femrat që kanë cikël të çrregullt, duhet ta bëjnë atë 21 ditë pas marrëdhënies së fundit seksuale të pambrojtur. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *