Home / Lajme / Rajon / Kjo është avokatja që do mbrojë Ramush Haradinajn në Francë

Kjo është avokatja që do mbrojë Ramush Haradinajn në Francë

Avokatja franceze Rachel Lindon pritet të përfaqësojë liderin e AAk-së Ramush Haradinaj në seancën gjyqësore që pritet të mbahet ditën e enjte në qytetin Mulhouse të Francës.

Avokati i Haradinaj, Arianit Koci, në një intervistë për “RTV Dukagjini”, bëri me dije se Haradinaj do të mbrohet nga avokatja franceze RachelLindon, ndërsa ai pritet të jetë i pranishëm, por në cilësinë e asistentit të saj.

“Ligji në Francë nuk lejon që një avokat i huaj të mbrojë një person që gjykohet në këtë vend. Prandaj, Rachel Lindon do të jetë avokatja që do ta mbrojë zotin Haradinajn në seancën e së enjtes”, ka thënë Koci.

“Unë do të jem aty për ta asistuar atë. Ajo është një avokate parisiene, dhe e specializuar në çështjen e ekstradimeve”, ka shtuar Koci.

Kujtojmë se lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, u arrestua më 4 janar, në Aeroportin ndërkombëtar Basel-Mulhouse, në pjesën franceze të tij në bazë të një fletarresti të lëshuar nga Serbia. /albeu.com/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *