Home / Lajme / Rajon / Kjo është situata në Luginë të Preshevës pas tensioneve të fundit

Kjo është situata në Luginë të Preshevës pas tensioneve të fundit

Gjatë fundjavës së kaluar në vendkalimet administrative në Konçul dhe Dobrosin në drejtim të Kosovës nuk ka pasur rrethana të jashtëzakonshme

“Kemi një qarkullim normal të komunikacionit në të dy drejtimet pa asnjë rritje të forcave policore dhe të sigurisë në asnjërën anë”, thonë burimet policore në Jug të Serbisë, transmeton Titulli.com.

Pas ndalimit të trenit të Serbisë i ngjyrosur në ngjyra të flamurit serb dhe me fjalët “Kosova është Serbi” që u pengua të hynte në Kosovë janë shpërndarë gënjeshtra dhe informata se janë shtuar forcat policore në Luginë të Preshevës.

Situata në Luginë të Preshevës është e qetë dhe sipas informacioneve policore dhe gjendjes në terren nuk ka shtim të forcave të sigurisë të Serbisë përgjatë vendkalimeve me Kosovën.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *