Home / Shëndeti / Kolli shërohet më së miri me çokollatë

Kolli shërohet më së miri me çokollatë

Të gjithë kemi dëgjuar se mjalti dhe limoni mund ta shërojë kollën e thatë. Tani, ekspertët kanë dalë me një sugjerim të ri, që thonë se për t’i shëruar problemet me frymëmarrje dhe kollën, çokollata është edhe më e mirë.

Profesori Alyn Morice, udhëheqës i studimeve kardiovaskulare dhe respiratore në Universitetin e Hullit, pretendon se një hulumtim i tij e dëshmon këtë.

Ai thotë se, sipas rezultateve të një studimi botëror mbi kollën, është dëshmuar se kakao është më i mirë se sa ilaçet e tjera standarde, transmeton GazetaExpress.

Sipas krahasimeve të tij në pacientë të ndryshëm të cilët kishin marrë çokollatë, u gjet se pas ngrënies 2-ditëshe të çokollatës, problemet e tyre me kollën ishin zvogëluar dukshëm.

Ideja se çokollata mund të shërojë kollën mund të tingëllojë pak e çuditshme, por hulumtuesit besojnë se kjo ndodh për shkak të vetive të shëndetshme të kakaos. /GazetaExpress

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *