Home / Kryesoret / « Koment » Si ndjehen shqiptarët që votuan LSDM-në pas deklaratës “Skandaloze” të Fërçkovskit!
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-10 19:46:54Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

« Koment » Si ndjehen shqiptarët që votuan LSDM-në pas deklaratës “Skandaloze” të Fërçkovskit!

Profesori universitar, Lubomir Fërçkovski përmes një artikulli të tij ka shokuar opinionin shqiptarë në Maqedoni ku mes tjerash ka kritkuar ashpër platformën kombëtare të shqiptarëve, si dhe ka ofenduar me termin se shqiptarët janë “pleme”, shkruan Zhurnal.

Ky artikull u kritikua ashpër nga shqiptarët e Maqedonisë si dhe nga shumë figura publike sepse sipas tyre ky artikull pasqyron politikën e vërtetë të LSDM-së kundër shqiptarëve.

Zgjedhjet e 11 dhjetorit u karakterizuan me atë se afro 70 mijë shqiptarë votuan LSDM-në e Zoran Zaev sepse ky i fundit premtoi që do ta aplikon dygjuhësinë në shtet, si dhe do të krijoj një shtet qytetarë me kushte të barabarta me maqedonasit dhe shqiptarët.

Por artikulli i fundit i profesorit Fërçkovski  i cili njihet si person shumë i afërt me LSDM-në, ka hapur dyshime të mëdha tek shqiptarët se fjalët e Zoran Zaev kanë qenë boshe dhe tallje me votuesit shqiptarë.

“Përfundimisht vet platforma pozicionon më në fund teza të dyshimta dhe politikë programore të rezikshme. Baza për grindje të reja për karakterin e Maqedonisë mes popujve më të mëdhej dhe përsëri kryefisnori me platformë shqiptare dhe maqedonase, duhet që të ulen dhe të dakordohen? Si ashtu kanë menduar vëllezërit shqiptarë që të zhvillohet? Mendoj se si politikë e rezikshme që filloi nga marrëveshja e Ohrit që në fakt është alfa dhe omega për shqiptarët, e që është nënshkruar me garantues ndërkombëtarë dhe i vetmi i respektuar dhe i suksesshëm nga ndërkombëtarët si një projekt politik për ndërtimin e një shteti, nga tash nuk vlenë, do të ndërohet me marrëveshje të re mes fiseve? Do të shkruhet përsëri kushtetutë e re ose ajo e tanishmja do të hapet me këto marrëveshjet e reja?”, ka shkruar në kolumnën e tij profesori universitar, Lubomir Fërçkovski.

Ndryshe, vlenë të theksohet se Fërçkovski ka qenë edhe Ministër i MPB-së nga rradhët e LSDM-së dhe I njejti ka dhënë prova nga e kaluara e tij politike  me duart e përlyera me gjak të shqiptareve të pafajshëm.

Ndaj shkrimit në fjalë, ende nuk kanë reaguar deputetët shqiptarë nga rradhët e LSDM-së, Muhamed Zeqiri dhe Gjylimsere Kasapi. Votuesit shqiptarë presin oficialisht qëndrim nga personat në fjalë se pse ish Ministri nga rradhët e LSDM-së quan ata “pleme”.

Si duket Zoran Zaev në pamundësi për tu shprehur hapur për platformën e shqiptarëve, po angazhon bashkëpunëtorët e tij që në mënyrë indirekte të shprehin paknaqësinë dhe urrejtjen që kanë ndaj kësaj platformë mbarëkombëtare, edhe pse shumica e pikave që janë në platform, janë pika që vet Zoran Zaev i premtoi gjatë fushatës parazgjedhore.

Vlenë të ceket se Lubomir Fërçkovski, në një intervistë për opinionin para fushatës zgjedhore aktualizoi edhe një herë idenë e tij për zgjedhjen e kryeministrit me rotacion, ku sipas rregullave pas disa viteve do të duhet të zgjidhet kryeministër shqiptar.

“Çfarë do të thotë kryeministër me rotacion? Kjo do të thotë se një shqiptar do të vinte në postin e kryeministrit në një cikël në çdo dy vjet. Çka me këtë? Nuk mund që kryeministri të jetë shqiptar, a e ndaluar është kjo?”,  tha në atë kohë profesori, Lubomir Fërçkovski.

Tani, duke u bazuar në deklaratat e tija të mëparshme është e paqartë ky reagim i ashpër i profesorit Fërçkovski ndaj platformës kombëtare shqiptare dhe shqiptarëve në tërësi duke i quajt “peleme”.

A nuk është turp për Fërçkovskin që tani shqiptarët veçse po kërkojnë ato të drejta që edhe faktori ndërkombëtar është dakord me të njejtat që në të ardhmën Maqedonia të funksionojnë si shtetë qytetarë multietnik, siç thoshte më herët profesori Fërçkovski i cili vazhdimisht ka propaganduar për një opcion qytetarë në Maqedoni.

Si profesor, dhe ligjerues i shumë studentëve, ku mes atyre ka edhe student shqiptarë që ju ligjeron Fërçkovski, është e papranueshme një  vokabularë i tillë ku mbjell vetëm urrejtje dhe nënçmim për komunitetin tjetër, gjegjësisht për shqiptarët që i quajti “pleme”.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *