Home / Lajme / Maqedoni / Konferencë: Të stimulohet sipërmarrësia tek të rinjtë

Konferencë: Të stimulohet sipërmarrësia tek të rinjtë

(MIA) – Mbi 7.200 biznese janë hapur prej vitit 2007 deri më tani përmes masës Vetëpunësimi prej të cilave mbi 35 për qind i kanë filluar të rinj, ndërsa përmes projektit Maqedonia punëson 2 janë punësuar mbi 4.200 persona prej të cilëve mbi 2.600 të rinj, u tha para konferencës së sotme “Politika aktuale për punësimin e të rinjve në BE dhe në Republikën e Maqedonisë”.

Siç theksoi drejtuesja e Qendrës për Punësim – Shkup, Sllobodanka Aleksovska, tek të rinjtë duhet të stimulohet fryma sipërmarrëse në vend se të presin dikush tjetër t’i punësojë.

Të rinjtë, kërkojnë sinkronizimin e programit arsimor me nevojat në tregun e punës dhe masat për këshillim për karrierë lidhur me aftësitë e tyre…

“Në dhjetë vitet e fundit papunësia në Shkup, është zvogëluar për 49,7 për qind, ndërsa punësimi është rritur për 39,8 për qind. Kriteri më i rëndësishëm për punësim është profesionalizmi, ambicioziteti dhe kompetencat”, theksoi Aleksovska, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para konferencës.

Maqedonia punëson 1, shtoi, hapi punësime për 18.900 persona, ndërsa Maqedonia punëson 2 për mbi 4.200. Dy projektet janë inicuar me projektin e parë ligjor “Punësimi i të rinjve deri 29-vjeç” i cili punëdhënësve, potencoi, për herë të parë u mundësoi të punësojnë të rinj deri 29-vjeç, ndërsa të lirohen prej pagesës së kontributeve sociale dhe tatimit personal të të ardhurave.

Në pyetjen se pse një numër i madh i të rinjve e braktisin shtetin, Aleksovska u përgjigj se globalizimi është trend botëror. “Prandaj ekzistojnë të gjitha këto masa në Agjencinë për punësim dhe masat të cilat i ndërmerr Qeveria për të rinjtë. Besoj se këto kanë kontribuuar që shumë të rinj të cilët paraprakisht nuk kanë gjetur punë, të mbeten këtu, të sigurojnë ekzistencën për veten dhe për familjen e tyre”, nënvizoi drejtuesja.

Konferencën e organizoi koalicioni i organizatave rinore TANI, ndërsa qëllimi ishte, siç njoftoi drejtori ekzekutiv, Zoran Ilieski, përmirësimi i masave efektive dhe politikat për punësimin e të rinjve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *