Home / Lajme / Maqedoni / Kostov: T`i lëmë të qetë liderët dhe partitë ta kryejnë punën e tyre
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-19 09:44:10Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Kostov: T`i lëmë të qetë liderët dhe partitë ta kryejnë punën e tyre

Analisti politik, Sotir Kostov ka deklaruar se duhet ti lëmë partitë dhe liderët të kryejnë punën e tyre sipas Kushtetutës, transmeton Zhurnal.

“Besoj në kapacitetin e bisedimeve mes Gruevskit dhe Ahmetit, po nuk mund të kuptoj pse disa subjekte bëjnë presion. Disa emërohen intelektual dhe tregojnë se me kë guxon të koalicionojë, ndërsa vetëm pak vite më parë të njëjtit mbrojtën disa principe tjera. Dërguan apele deri tek VMRO-DPMNE që mos ta anashkalojë BDI-në dhe të mos koalicionojë me PDSH-në sepse BDI e përfaqëson popullin shqiptar”, deklaroi Kostov.
Sipas tij, BDI nuk është parti e vetme në lojë me VMRO-DPMNE-në.

“PDSH po hesht, konsideroj se dhe Aleanca do mundej të koalicionojë me VMRO-DPMNE-në. Realisht në Aleancën për Shqiptarët ka dy krahë – njerëz që u larguan nga PDSH dhe BDI. BESA nuk dëshiron të marrë pjesë në qeveri me VMRO-DPMNE-në, por është e kontradiktuar me qëndrimet e veta. Ata u përpoqën për Rilindjen me Besë, por në kontekstin e tyre qëndron dhe ridefinimi i Maqedonisë. Nuk mund të ketë rilindje me ridefinim”, tha për fundKostov.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *