Home / Lajme / Maqedoni / Kryeministri dhe dy ministra në shkelje të kushtetutës; Duhet të japin dorëheqje nëse duan të jenë deputetë
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-11 21:09:22Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Kryeministri dhe dy ministra në shkelje të kushtetutës; Duhet të japin dorëheqje nëse duan të jenë deputetë

Në kushtetutën e Maqedonisë, në nenet e saj 63 dhe 89 në mënyrë të qartë shprehet se mbajtja e postit të deputetit nuk mund të kryhet në të njejtën kohë me asnjë funksion tjetër, kështu që të gjithë deputetët e zgjedhur të cilët duan të vazhdojnë mandatin duhet të japin dorëheqje nga të gjitha postet e tjera.

Në përbërjen e re parlamantare ndodhen edhe tre funksionarë të rëndësishëm qeveritarë, që përbën shkelje të rëndë kushtetuese. Kryeministri Emil Dimitriev, ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov kanë mandate tashmë të verifikuara të deputetit nga listat e VMRO-DPMNE-së. Edhe përkundër ushtrimit të detyrës së deputetit këta tre funksinarë vazhdojnë edhe me aktivitete qeveritare në shkelje të hapur me Kushtetutën. Nikolla Poposki, në funksion të ministrit të Punëve të Jashtme dje dërgoi notë proteste deri te kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ndërsa kolegu i tij Todorov vazhdon vizitat nëpër spitale.

Në një shembull tjetër, ish-kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe dorëheqje nga ai post, një ditë para se të verifikonte mandatin e deputetit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *