Home / Lajme / Botë / Kryeministrja britanike: Trump të ketë kujdes nga Putin

Kryeministrja britanike: Trump të ketë kujdes nga Putin

Londër – Kryeministrja britanike, Theresa May, është udhëheqësja e parë e huaj që mbërriti për një vizitë zyrtare te Presidenti i ri amerikan, Donald Trump.

Me qasje humori se “kundërshtitë tërheqen”, kryeministrja i ka bërë thirrje Donald Trump për të rivendosur “marrëdhëniet speciale” të Britanisë së Madhe me Shtetet e Bashkuara dhe bashkërisht të udhëheqin me botën e re.

Ajo, megjithatë, e paralajmëroi Trump që të “ruhet” nga Vladimir Putin, raporton “The Independent”.

“Para nesh – vendet tona së bashku – është përgjegjësia për të udhëhequr. Sepse në qoftë se të tjetrët avancojnë derisa ne tërhiqemi, kjo është e keqe për Amerikën, Mbretërinë e Bashkuar dhe botën”, ka thënë May, duke iu drejtuar anëtarëve të Partisë Republikane në Filadelfia.

Të dy vendet kanë një traditë të gjatë që krah për krahë të mbrojnë vlerat e përbashkëta dhe të mbështetësin institucione të tilla si OKB dhe NATO, tha May, siç raporton agjencia DPA.

Ashtu si Trump, ka vlerësuar se disa prej këtyre institucioneve “duhet reformuar”, që të jenë “të rëndësishme”.

Ndër sfidat e reja që duhet përballur është rritja e ekonomive të Azisë, e cila mund “të vë në hije Perëndimin”, kërcënimi i terrorizmit islamik dhe forcimi i Rusisë.

“Kur flasim për Rusinë, ndonjëherë është e mençur që t’i kthehemi rastit të Presidentit, Ronald Reagan, i cili, derisa negoconte me Gorbachev tha “beso, por verifiko”. Kështu është edhe me Putin, angazhohuni, por kini kujdes”, tha ajo./GazetaExpress/.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *