Home / Lajme / Maqedoni / Kryetari i komunës së Probishtipit i akuzuar për përdhunim
Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2017-01-16 10:39:51Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com

Kryetari i komunës së Probishtipit i akuzuar për përdhunim

Një e  punësuar në Komunën e Probishtipit e ka lajmëruar në polici kryetarin e komunës Toni Tonevski për tentim përdhunimi. Rasti është paraqitur më 12 janar, ndërsa një ditë më vonë e punësuara ka dhënë deklaratë në stacionin policor në Probishtip, transmeton Zhurnal.

Sipas të punjonëses në komunë, e cila për arsye sigurie ka mbetur anonime, kryetari i komunës e ka sulmuar me qëllim ta ngacmojë seksualisht. “24 Vesti “e kanë kontaktuar kryetarin Tonevski.  Ai e demantoi rastin, por pranon se ka patur akuzë ndaj tij.

“Kjo është gabim, nuk ka gjë të tillë. Nuk ka akuzë të tillë, akuza është tërhequr”, thotë kryetari i Probishtipit për 24 Vesti.

Nga stacioni policor në të cilin është paraqitur rasti na udhëzuan që të drejtohemi në MPB, ndërsa nga atje  thonë se nesër do të dalin me informacione të reja për rastin.

“Në lidhje me rastin në Probishtip, nga masat e përgjithshme të mara nga SPB Shtip në konsultim me prokurorin publik, nesër do të shqyrtohet lënda, ka apo jo elemente për akt penal. Rezultatin e ngjarjes do ta kemi nesër”. Thonë nga MPB.

Sipas informatave të 24 Vesti, e punësuara në komunë të premten ka dhënë deklaratë në stacionin policor në Probishtip ku ka akuzuar kryetarin e komunës për tentim dhunimi. Toni Tonevski është në krye të komunës që nga viti 2009 kur dhe e fitoi mandatin e parë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *