Home / Lajme / Maqedoni / Kuçi: Së shpejti subvencione për dritare të vendosura PVC dhe të aluminit

Kuçi: Së shpejti subvencione për dritare të vendosura PVC dhe të aluminit

Ministria e Ekonomisë këtë vit zbaton një masë të re për efikasitetin e energjisë, me ç’rast familjeve, përveç subvencioneve për instalimin e sistemeve solare, do t’u ndihmohet edhe me subvencione për montimin e dritareve PVC ose të aluminit. Konkursi për këto subvencione  do të publikohet deri në fund të muajit dhe do të zgjasë deri në fund të gushtit.

Për kompenzimin e shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC ose të aluminit për amvisëritë për 2017 Ministria e Ekonomisë ka ndarë 20 milionë denarë, me të cilat do të kompenzohen deri në 50 për qind të shpenzimeve, por jo më shumë se 500 euro, në kundërvlerë në denarë, për familje.

Kompenzim të  një pjese të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e dritareve PVC apo të aluminit mund të realizojnë personat që kanë blerë dhe instaluar dritare të tilla, nga data e publikimit të thirrjes publike deri në datën e përfundimit të thirrjes. Ndarja e kompenzimeve do të bëhet sipas parimit “i pari vjen, i pari shërbehesh” deri në shfrytëzimin e fondeve të caktuara për këtë qëllim.

Risi ka edhe te masa për kthimin e një pjese të shpenzimeve për sistemet e blera dhe të instaluara solare për amvisëritë për vitin 2017,  ku buxheti i këtij viti është rritur, nga 6 milionë denarët e deri tanishëm në 16 milionë, ndërkohë që kushtet mbeten të njëjta, kompenzim i një pjese të shpenzimeve, deri në 300 euro në denarë për familje.

Për këtë masë mund të aplikojnë të gjitha familjet që kanë blerë dhe instaluar në shtëpitë e tyre kolektorë solarë gjatë kohëzgjatjes së shpalljes, dhe që nuk kanë përfituar deri tani nga kjo masë, bazuar në njoftimet e mëparshme publike të Ministrisë së Ekonomisë të botuara në vitet 2007, 2009, 2011, 2012, 2013, 2014, 2015 dhe 2016.

Përkujtojmë së që nga viti 2016, për kompenzimin e një pjesë të shpenzimeve për blerjen dhe instalimin e sistemeve diellore deri tani janë ndarë 54 milionë denarë, për të cilat kanë aplikuar 14,785 amvisëri, ndërsa në tërheqjen publike kanë përfituar 4237 familje.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *