Home / Shëndeti / Kujdes! Foshnjet e nënave obeze kanë zhvillim të vonë mendor

Kujdes! Foshnjet e nënave obeze kanë zhvillim të vonë mendor

Sipas shkencëtarëve, fëmijët me nënat obeze janë 67% më të rrezikuar që të kenë vonesë në zhvillimin e aftësive lëvizëse dhe janë më të ngathtë se fëmijët e tjerë me nëna me peshë normale.

Ndërsa ata që kanë edhe baballarët obezë janë 71% më të rrezikuar.Kur të dy prindërit janë obezë, fëmijët janë 3 herë më të rrezikuar që të lindin me këto probleme.

“Mesazhi i këtij studimi është që çdokush – grua apo burrë, prindër ose jo – duhet të përpiqet të arrijë një peshë normale të trupit, nëpërmjet një diete dhe mënyre jetese të shëndetshme”, thotë autorja kryesore e studimit, Edwina Yeung, hulumtuese shkencore tek Institutet Kombëtare të Shëndetit.Yeung shton se studimi është bërë duke marrë të dhëna për prindërit dhe fëmijët, dhe nuk kanë prova të sakta që vërtetojnë se obeziteti shkakton direkt probleme në zhvillimin e fëmijëve.“Nuk kemi një diagnozë për këta fëmijë”, thotë Yeung. “Në këtë pikë, nuk e dimë nëse fëmijët do t’i kenë këto probleme kur të rriten”, shton ajo.Yeung dhe kolegët e saj ekzaminuan të dhënat nga anketat e plotësuara nga prindërit për fëmijët kur ishin 4, 8, 12, 18, 24, 30 dhe 36 muajsh.

Gjithashtu lexo

Barishtja e Qepujkave – Bima me Vlera të Pafundme

Edhe pse njihet me emër Italian, Erba cipollina, pra barishtja e qepujkave, bimën aromatike me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *